Genel

E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare arbitri shqiptar

Arbitri nga Kosova, Labinot Aliaj është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare. Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një telegrami ka përcjellë lajmin, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.28 vjeçari nga Istogu prej vitesh kishte detyrën e arbitrit në ndeshje të ndryshme. Presidenti I FFK, Agim Ademi thekson se Kosova dhe sporti ka humbur një djalë energjik dhe punëtor.
Mesazhi ngushëllues:
E nderuara Familje Alijaj,me pikëllim të madh e morëm lajmin që sot papritmas në moshën 28-vjeçare është ndarë nga jeta më i dashuri juaj, Labinot Alijaj, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, gjyqtarëve, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.Foto: