Genel

ZbuIohet kuptimi ka SEKRETl i dores se fshehur te cilen e shohim te Iideret boterore

Vërtet rrjedha e historisë është drejtuar nga një grup i vogël njerëzish me interesa të përbashkëta? Pikturat dhe fotot e njerëzve të mëdhenj gjatë shekujve të fundit tregojnë një fill të përbashkët që i lidh ato. Apo është një rastësi që shumë prej tyre e fshehin njërën nga duart e tyre, teksa kanë pozuar për të bërë foto?
Kjo duket e pamundur por ne do të shohim origjinën masonike të “dorës së fshehur” dhe të njerëzve më të fuqishëm që e kanë bërë këtë gjest nëpër pozat e tyre të famshme.
Kërkohej shpesh shpjegim se pse Napoleoni , sa herë që pozonte e mbante njërën dorë të brenda këmishës. Disa thonin se ai kishte ulçer në stomak, se kishte dorë të deformuar, se mbante qese parfumi në jelekun e tij , se piktorët nuk i pëlqenin t’i pikturonin duart etj….
Ndërsa disa të tjerë shpreheshin se në epokën e tij cilësohej si veprim primitive nëse i fusje duart në xhepa. Por të njëjtat arsyetime nuk mund të thuhen për të gjithë individët e përmendur në këtë artikull pasi jo të gjithë mund të kishin ulçer në stomak apo dorë të deformuar. Gjesti i “dorës së fshehur” ka një kuptim të veçantë.
Është zbuluar se shumica e njerëzve e përdorin këtë gjest për të treguar se janë anëtarë të Masonëve. “Dora e fshehtë” mund të gjendet në ritualet e Masonerisë dhe udhëheqësit e botës e përdorin këtë shenjë për të treguar se janë anëtarë të Masonerisë dhe që punojnë për llogari të saj.
Rituali imitues i kësaj shenje miraton kthimin në Jeruzalem të tre masonëve më të njohur të cilët u mbajtën rob në Babiloni. Edhe pa u marrë me simbolikën , thuhet se atyre iu kërkohej të mësonin një fjalëkalim sekret dhe një shenjë dore në mënyrë që të kalonin në masterin e dytë e quajtur Veil.
Ata nuk mund të ngjiteshin më lart pa patur këtë fjalëkalim dhe këtë shenjë. Ps: Fjalët e mia janë Semi, Jafeti dhe Adoniram; shenjë im është kjo: (futje e dorës në gji ) Ky veprim është një imitim i dhënë nga Perëndia e Moisiut që urdhëroi që ai ta fuste dorën e tij në gji dhe pasi e nxori atë jashtë, ishte bërë e bardhë si bora. Shpjegimi i kësaj shenje gjendet në shkrimet e Moisiut, dmth, në kapitullin e katërt të Eksodit “: